‘LSI merr vota majtas-djathtas’, Mediu: Taktikë e tyre, duhet ta konsiderojmë dhe ne. PD na ka marrë vota gjithmonë...

Publikuar tek: politike, më 20:28 21-10-2020 ‘LSI merr vota majtas-djathtas’, Mediu: Taktikë e tyre, duhet ta konsiderojmë dhe ne. PD na ka marrë vota gjithmonë... Fatmir Mediu

Kryetari i PR, Fatmir Mediu është “ankuar” duke thënë se gjithmonë partitë e mëdha i marrin vota partive të vogla.

Ai tha se në 2009 dhe në 2013 PD i ka marrë mijëra vota PR, për të nxjerrë deputetë.

Më tej Mediu tha se LSI e ka taktikë të saj koalicionin me PD dhe PS, duke marrë vota të majta dhe të djathta, duke thënë disi me thumbim se dhe PR duhet ta konsiderojë këtë gjë.

Mediu: Kam raste konkrete kur partitë e mëdha i kanë marrë vota partive të vogla, jo e anasjellta. Në 2009 PR me 32 mijë vota mori 1 deputet, ndërsa PD mori 1 deputet me 8 mijë vota. Në 2013 PR me 18 mijë vota mori 1 deputet, ndërsa PD e mori 1 deputet me 8500 vota. Janë vota që i kanë shkuar PD për t’u kthyer në mandate. Prandaj po them që është e rëndëishmë që të kemi patformën e përbashkët politike. Ka të drejtë LSI që thotë se nuk dua ta humbas identitetin tim politik. Dhe nuk duhet thënë se merr vota majtas djathtas, ajo është taktikë e tyre. Ndonjëherë e mendoj që ta kishim ndjekur dhe ne si PR. Nuk është e vështirë për të vendosur se si do të dalë opozita në zgjedhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediu: Koalicioni opozitar është shumëngjyrësh dhe me ideologji të ndryshme! Nuk duhen kalkuluar votat, por mënyra e qeverisjes
Basha për çmimin që iu dha gazetares Lala: Blerjen e votave e ka pranuar gjithë bota, BE mesazh të qartë; drejtësia e kapur nga Rama nuk vepron »
Article Logic
Execution time: 0.011234045028687
array(1) { ["section"]=> string(116) "lsi-merr-vota-majtas-djathtas-mediu-taktike-e-tyre-duhet-ta-konsiderojme-dhe-ne-pd-na-ka-marre-vota-gjithmone-224636" }