LSI ndez motorrët e fushatës, Braimllari takim me anëtarët: Kryeministri është koka e korrupsionit

Publikuar tek: barometri, më 07:16 02-05-2018 LSI ndez motorrët e fushatës, Braimllari takim me anëtarët: Kryeministri është koka e korrupsionit

LSI duket se ka vendosur më në fund të ndezë motorrët e fushatës së ardhshme elektorale, teksa ditën e sotme kanë zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Korçë.

Të pranishëm në takim ishin kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, si dhe deputetët Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti.

Gjatë fjalës së tyre, deputetët theksuan njëzëri se vendi është tashmë në një krizë të madhe ekonomike, ndërsa nuk mund të mungonin edhe akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Braimllari tha se Rama është koka e korrupsionit në vendin tonë, ndërsa ka shtuar se rinia tashmë është revoltuar ndaj kësaj qeverisje.

“Kryeministri është koka e korrupsionit në Shqipëri. Rinia është e revoltuar nga qeverisja e krimininalizuar e kryeministrit. Baza e LSI-së është solidariteti dhe përkushtimi ndaj çdo qytetari”, tha deputeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32296395301819
array(1) { ["section"]=> string(103) "lsi-ndez-motorret-e-fushates-braimllari-takim-me-anetaret-kryeministri-eshte-koka-e-korrupsionit-119112" }