Vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të hequr gjobat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nuk është pritur mirë nga LSI.
Veliaj ishte gjobitur nga KQZ, me 825 mijë lekë të reja, lidhur me aktivitetet e tij politike, pasi sipas KQZ-së, kreu i Bashkisë Tiranë ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhet 4 muaj para zgjedhjeve.
Por LSI ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e KAS, duke kërkuar që gjoba ndaj Veliajt të mbetet në fuqi.
Tashmë pritet vendimi i kësaj gjykate, që do të vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do t'i paguajë ose jo gjobat.