Lëvizja Socialiste për Integrim është duke prezantuar programin e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Program të cilin sipas kryetares Monika Kryemadhi, nëse vijnë në qeveri do ta zbatojnë në 5 muajt e parë.
Ndër prioritete e programit të LSI-së, ishte dhe grancia 1 mijë dollarë për të sapolindurit.
Sipas Kryemadhit, kjo granaci synon të mbështesë të rinjtë që në lindjen e tyre dhe deri kur të vendosin të krijojnë familje. “Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë, si mbështetje”, tha kryetarja e LSI.
“Prioritete tona kanë të bëjnë me punësimin, fuqizimin e ekonomisë, çështjen e shpopullimit. Ta ndalojmë atë që fëmijët tanë të punojnë në shtëpi. Për cdo fëmijë që lind ne do të ofrojmë garanci prej 1 mijë dollarësh. Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të kete 25 mijë dollarë. Proritete tona do ti realiozojmë në 5 muajt e parë të qeverisjes”, tha Kryemadhi ndër të tjera.