LSI thërret urgjent Nikollën në interpelancë: Ministrja në gjyq

Publikuar tek: politike, më 19:38 16-02-2018 LSI thërret urgjent Nikollën në interpelancë: Ministrja në gjyq

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, në një konferencë për shtyp ditën e sotme njoftoi se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur në interpelancë por nuk ka pranuar të shkojë. 

Mehmetaj bëri me dije se thirrja i është bërë nga deputetët e LSI, për të dhënë shpjegime për implementimin e ligjit të arsimit të lartë.

“Disa nga deputetët e LSI kanë kërkuar ditën e djeshme një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit për të dhënë shpjegime për implementimin e ligjit të arsimit të lartë. Në mënyrë të vazhdueshme ministrja e Arsimit është thirrur në dëgjesë në Komisionin që mbulon këtë fushë që të relatojë mbi aktet nënligjore që duhet të ishin përgatitur, por ka refuzuar të marrë pjesë, duke shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.”- është shprehur deputetja.

Sakaq, ka akuzuar ministren për shkeljet në maturën shtetërore 2016, dhe se duhet të ndiqet penalisht.

 “Lidhur po me implementimin e ligjit për arsimin e lartë një raport i KLSH ka gjetur shkelje të rënda të ministrisë së arsimit që kanë ndikuar drejt për drejtë në prishjen e raporteve për pranimin e studentëvëe ne universitete. Këto shkelje përbëjnë majftueshëm indicie për institucionet e drejtësisë për të nisur një procedim penal për ministren e Arsimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, tha Mehmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012273073196411
array(1) { ["section"]=> string(69) "lsi-therret-urgjent-nikollen-ne-interpelance-ministrja-ne-gjyq-110486" }