“Partia Demkratike duhet ti rithehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e vettingut” ka qenë kjo kërkesa e artikuluar nga Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend.
Ora Neës mëson se Lu ka deklaruar se mbështet protestat, por jo bojkotin e parlamentit.
Ambasadori amerikan është shprehur se bojkoti bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e vettingut për të cilin është votuar në ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut.
“SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”ka thënë më tej Lu.