Luajtën bashkë në filmin ‘Në çdo stinë’, aktorja zbulon marrëdhënien që ka sot me Arben Imamin

Publikuar tek: kulture-art, më 18:56 26-10-2019 Luajtën bashkë në filmin ‘Në çdo stinë’, aktorja zbulon marrëdhënien që ka sot me Arben Imamin

Shkrimtarja, aktorja dhe mjekja Anisa Markarian, e cila vendosi të vinte pas 30 vitesh në Shqipëri me librin ‘15 ditë prilli’, ishte e ftuar pasditen e sotme në  emisionin ‘Kjo Javë’.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për marrëdhëniet që ka pasur me kolegët e saj aktorë, por jo vetëm.

Teksa foli për filmin ‘Në çdo stinë’ ku ka luajtur së bashku me Arben Imamin (ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha), aktorja Anisa Markarian, zbuloi se pas largimit nga Shqipëria, ajo nuk ka mbajtur më kontakte më me ish-kolegun artist.

‘Unë jam mikeshë me të gjithë. U krijua një grup moshatarësh që vinin nga gjimnazet e Tiranës, e kemi vazhduar dhe e vazhdojmë miqësinë edhe sot. Kam miqësi me të madhen e Tinka Kurtin, me Marjeta Larja. Me të gjithë grupin e xhirimit, me skenaristë, regjisorë. Kam pasur fatin dhe kam qenë e rrethuar nga artistë të apasionuar për kinematografinë dhe lidhjet janë ruajtur edhe sot si të pacenueshme.

Me Benin nuk kam pasur asnjë komunikim. Unë nuk e kam kërkuar, nuk e di nëse ai më ka kërkuar apo jo’, u shpreh Markariani.

Screenshot_16.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073208808898926
array(1) { ["section"]=> string(98) "luajten-bashke-ne-filmin-ne-cdo-stine-aktorja-zbulon-marredhenien-qe-ka-sot-me-arben-imamin-183626" }