Kryetar i përkohshëm i Bashkisë Pogradec është zgjedhur Luan Maxhari.
Maxhari ka mbajtur më parë detyrën e nënprefektit në Bashkinë e Pogradecit dhe u zgjodh si kryetar pas dorëheqjes së Artan Shkëmbit. Shkëmbi njoftoi dorëheqjen e tij nëpërmjet një konference për shtyp. Ish kryetari Shkëmbi u dorëhoq nga posti i kryetarit të Bashkisë për të marrë një pozicion tjetër. Nga ministria e Çështjeve Vendore ai ka marrë detyrën e kordinatorit të të Inspektoriatit të Njësive Vendore.