Luan Rama do dalë sërish në konferencë, qytetarët llogari këshilltarit të Metës: Në emër të LSI apo...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:28 27-01-2016 Luan Rama do dalë sërish në konferencë, qytetarët llogari këshilltarit të Metës: Në emër të LSI apo...

Disa ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, doli në një deklaratë për shtyp ku kritikoi ashpër qeverinë për mosreagim ndaj raportit të FMN. Rama e quajti raportin një sirenë alarmi dhe i kërkoi qeverisë të reflektonte sa më parë. Por vetëm disa minuta, kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili në një njoftim për media sqaroi se qëndrimi i Luan Ramës ishte një qëndrim personal i tij dhe jo i LSI.

Sakaq, para pak minutash, këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi ka njoftuar një tjetër konferencë për shtyp të Luan Ramës ditën e sotme.

“Sekretari i Pergjithshem i LSI z.L.Rama konference tek LSI ne 12:30”, shkruan Aleksi.

Menjëherë ka reaguar një nga qytetarët në rrjetin social duke u nisur nga çfarë ndodhi me konferencën e fundit.

“Nga LSI-ja apo deklarate personale”, e pyet ironikisht qytetari.

“Mos u merr me kete pune”, preferon t'i bëjë "bisht” pyetjes këshilltari i Metës.

aleksi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02225399017334
array(1) { ["section"]=> string(103) "luan-rama-do-dale-serish-ne-konference-qytetaret-llogari-keshilltarit-te-metes-ne-emer-te-lsi-apo-31058" }