Luan Rama: Kryeministri të japë dorëheqjen e menjëhershme, ndryshe do të jemi të pamëshirshëm

Publikuar tek: politike, më 15:11 19-06-2019 Luan Rama: Kryeministri të japë dorëheqjen e menjëhershme, ndryshe do të jemi të pamëshirshëm

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me përplasjet e ndodhura ditën e sotme në KZAZ-të e bashkive të opozitës.

Në një dalje për mediat, Luan Rama i bëri thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet sepse ndryshe revolta e zemërimi popullor do jetë i pamëshirshëm

Nënkryetari i LSI komentoi edhe përgjimet e ‘Bild’,  që sipas tij provojnë edhe njëherë drejtësinë dhe largpamësinë e opozitës

‘Zgjedhjet me kriminelë prodhojnë qeverisje me kriminelë, prandaj ajo që duhet bërë është tërheqja e menjëhershme e qeverisë dhe të gjitha institucioneve që zbatojnë urdhrat e saj, sepse ndryshe revolta e zemërimi popullor do jetë i pamëshirshëm. Përgjimet e ‘Bild’ provojnë edhe njëherë drejtësinë dhe largpamësinë e opozitës, e cila prej kohësh këtë gjë ka bërë, duke treguar me gisht ku janë kriminelët. Ajo që duhet të bëjë Rama është të dëshmojë se i ka mbetur sadopak ndjenjë njerëzie, të japë dorëheqjen’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13287997245789
array(1) { ["section"]=> string(98) "luan-rama-kryeministri-te-jape-doreheqjen-e-menjehershme-ndryshe-do-te-jemi-te-pameshirshem-168871" }