Luan Rama shkon për herë të parë në meshë, shpreh mirënjohje për Dom Gjergj Metën

Publikuar tek: politike, më 13:17 21-07-2019 Luan Rama shkon për herë të parë në meshë, shpreh mirënjohje për Dom Gjergj Metën

Këtë fundjavë zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka zgjedhur të shkojë në kishë e të marrë pjesë në një meshë të Dom Gjergj Metës.

Edhe pse nuk është i krishterë, ai e ka përjetuar si një magji, siç shprehet vetë përmes një statusi të publikuar ne fb, praninë në meshë, e për ketë rast fatlum, Luan Rama i shpreh mirënjohjen e ndjerë Dom Gjergj Metës.

Ja çfarë shkruan Luan Rama ne faqen e tij ne fb:

“Në kishën e Selitës...

E magjishme. Kështu mund ta cilësoj me një fjalë të vetme, ndjesinë që përjetova duke marrë pjesë në meshën e Dom Gjergj Metës në kishën e Selitës, bashkë me miqtë e mi Viktor Gjikola, Ndue Dedaj, Shaban Sinani dhe Bardhok Pulaj.

Nuk kisha marrë pjesë asnjëherë më parë në një meshë.

Ndaj dua ta falenderoj me shumë mirësi Dom Gjergj Metën që ma krijoi këtë mundësi fatlume.

E para, sepse ai është për mua një mik i vyer që gjithmonë me krijon një qasje krejt tjetër marrdhënieje mes vetes e Zotit, marrdhënie në të cilën unë përfshihem natyrshëm me tërë magjepsjen që ajo mbart.

Dhe e dyta, duke zgjedhur meshën e dedikuar në kishën e Selitës në Kurbnesh, më dha mundësinë e rikthimit në ato vise ku jam rritur, ani pse qyteti nuk është më, duke shënuar rastin e vetëm në botë të një qyteti që jetoi vetëm 40 vjet, pothuaj pak a shumë sa mesatarje e moshës së shumicës së minatorëve për të cilët ai u themelua si qytet.

E mesha e Dom Gjergj Metës, është edhe një përshpirtje hyjnore, dashurie e mirënjohjeje bashkë, për shpirtin e qytetit dhe të ish banorëve të tij.

Zoti qoftë gjithmonë me ta!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24585890769958
array(1) { ["section"]=> string(87) "luan-rama-shkon-per-here-te-pare-ne-meshe-shpreh-mirenjohje-per-dom-gjergj-meten-172863" }