Luan Rama: Shqipëria po vjen vërdallë për shkak të sjelljes së palëve politike, këtë situatë e ndajnë vetëm zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 22:27 02-06-2020 Luan Rama: Shqipëria po vjen vërdallë për shkak të sjelljes së palëve politike, këtë situatë e ndajnë vetëm zgjedhjet Luan Rama

Zv/ kryetari i LSI-së Luan Rama në një intervistë për gazetarin Mustafa Nano në “Provokacija” është shprehur se Shqipëria po vjen vërdallë për shkak të sjelljes së palëve politike dhe është produkt i sjellë nga politika në këto 30 vite.

Ai tha se këtë situatë ngërçi e ndajnë vetëm zgjedhjet, por në çdo sistem demokratik ai që është në pushtet ka një bonus.

“Shqipëria po vjen vërdallë për shkak të sjelljes së palëve politike dhe është produkt i sjellë nga politika në këto 30 vite. Njerëzit janë të shqetësuar në lidhje me atë që ndodh sërish. Zgjidhja ideale e shoqërisë demokratike në të gjithë këtë është se ka ndodhur pas çdo zgjedhje, pasi OSBE ODIHR pas çdo zgjedhjesh dhe jep rekomandimet e tyre. Këtë situatë e ndajnë vetëm zgjedhjet, por në çdo sistem demokratik ai që është në pushtet ka një bonos, por që të shkojmë në zgjedhje të lira është çështje vullneti, por nëse nuk duam ta bëjmë një gjë të tillë krijon dhe komplikacion”, është shprehur Luan Rama.

Gjithashtu ai ka theksuar se shpreson që do të ketë një konsensus për reformën, por sipas tij ndryshimet e bëra në kod nuk e prekin thelbin e problemit të zgjedhjeve në vendin tonë.

“Mazhoranca është e interesuar që të tregojë se ajo që është provuar nuk është i vërtet, pushteti është mekanizëm përfitimi jo drejtimi. Aktualisht kemi mazhorancën në qeveri që duhet të investonte në procesin zgjedhor. Unë mendoj se do të mbërrihet në një konsensus, por ato ndryshime në kod nuk prekin thelbin e problemit që kanë zgjedhjet në Shqipëri”, ka thënë ndër të tjera zv.kryetari i LSI-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099220275878906
array(1) { ["section"]=> string(122) "luan-rama-shqiperia-po-vjen-verdalle-per-shkak-te-sjelljes-se-paleve-politike-kete-situate-e-ndajne-vetem-zgjedhjet-208845" }