Luante Pokemon Go, por pikas një plantacion me… kanabis sativa!

Publikuar tek: bota, më 13:47 15-09-2016 Luante Pokemon Go, por pikas një plantacion me… kanabis sativa!

Një lojtar i Pokemon Go zbuloi rastësisht një plantacion me kanabis sativa, i fshehur me shumë kujdes, ndërsa ishte i përfshirë plot pasion në lojën e tij, në një zonë rurale në Austri, bëhet sot e ditur nga policia që arrestoi më pas pronarin e sipërfaqes së mbjellë.

Një djalosh i pasionuar pas lojës, po eksploronte disa pika strategjike pas një kopshti në komunën Weibern, në veri të vendit, ndërsa u intrigua nga aroma e fortë e kanabisit.

Pas sinjalizimit, policia ka marrë disa kampione bimësh që ishin mbjellë në një serrë duke arrestuar pronarin.

Kjo lojë është bërë tashmë një patologji virale në mbarë botën, gjuetia ndaj krijesave virtuale është ndaluar nga disa shtete në afërsi të instalimeve ushtarake, me qëllimin parandalimin e rreziqeve për përfshirjen në këto mjedise të lojtarëve të pasionuar pas këtij trendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03599214553833
array(1) { ["section"]=> string(66) "luante-pokemon-go-por-pikas-nje-plantacion-me-kanabis-sativa-52988" }