Lubonja: Blendi Fevziu dhe Aleksandër Frangaj kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama

Publikuar tek: aktualitet, më 20:27 12-03-2016 Lubonja: Blendi Fevziu dhe Aleksandër Frangaj kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar debatin e kryeministrit Edi Rama me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.

Lubonja është shprehur në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, se ajo që panë të enjten shqiptarët ishte një teatër mes Ramës dhe Fevziut, pasi gazetari ka përfituar disa leje ndërtimi nga kryeministri aktual. Ai tha gjithashtu se edhe vetë pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj ka përfituar leje nga Rama.

"Këta bëjnë teatër. Edhe dje një lloj teatri ishte ai që u bë, gjoja demokratik. Por, në fund fare askush nuk doli t’u thoshte se të gjitha ato lejet e ndërtimit që ka Fevziu, nga 3-4-5, Rama ia ka dhënë nuk ia ka dhënë Berisha. Duhet të ishte një gazetar aty që t’i thoshte që ky lejet e ndërtimit me ty i ka marr. Klani me ty i ka marrë ato lejet e ndërtimit, ato masakrat që janë bërë”, u shpreh analisti.

Sipas Lubonjës, mediave u intereson loja me politikën, pasi drejtohen nga oligarkët të cilët përfitojnë prej saj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refugjatët, Shqipëria dhe rreziqet e mundshme
Arrestohet “mankthi” i administratës në Durrës, 6 vjedhje në 3 muaj »
Article Logic
Execution time: 0.010165214538574
array(1) { ["section"]=> string(88) "lubonja-blendi-fevziu-dhe-aleksander-frangaj-kane-marre-leje-ndertimi-nga-edi-rama-34924" }