‘’Lufra’’/Përgjigjet e analizave nesër, Jakaj: Po verifikohet vetëm qumështi pluhur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 23-02-2015 ‘’Lufra’’/Përgjigjet e analizave nesër, Jakaj: Po verifikohet vetëm qumështi pluhur Fabrika ''Lufra'' në Lushnje

Besnik Jakaj, drejtor i Vlerësimit të Rriskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit thotë për Newsbomb.al se pritet që rezulatet laboratorike për mostrat marrë në fabrikën e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, të dalin këto dy ditë. “Ne po verifikojmë vetëm nëse qumështi natyral ka përbërje qumësht pluhuri. Asnjë verifikim tjetër. Në të gjitha analizat më parë ‘’Lufra’’ ka qenë në rregull dhe nuk ka patur probleme’’, thotë  Jakaj.

Konsumatorët shqiptarë janë duke pritur të shqetësuar rezultatet, duke qenë se fabrika ‘’Lufra’’ është një nga më të rëndësishmet në vend dhe zë një treg të konsiderueshëm të bulmetit. I pyetur sërish nga Newsbomb.al, pronari i kompanisë ‘’Lufra’’, Arben Ndreka thotë se është duke pritur i qetë rezultatet sepse është i sigurtë se produktet e tij nuk përmbajnë qumësht pluhur. ‘’Me daljen e rezultateve ne do të mbajmë një deklaratë për mediat’’, thotë Ndreka.

Lajmi për përzierjen e qumështit natyral me qumështin pluhur u përhap shpejt të shtunën pasdite, ku mediet dhe kryesisht përdoruesit e rrjeteve sociale nisën të shprehnin shqetësimin e tyre për ngjarjen. Një pjesë e publikut virtual dënonte kompaninë, ndërkohë që një pjesë tjetër dyshonte se gjithçka ishte shpifje nga kompanitë konkurente të ‘’Lufrës’’.  Vetë pronari Arben Ndreka tha për Neësbomb.al se nuk kishte asgjë të vërtetë në këtë histori. “Janë shpifje. Nuk ka procedim penal ndaj meje. Produktet e mia janë të pastra’’, tha Ndreka, duke shtuar se do të denoncojë median që ka përhapur këtë shpije ndaj tij. Pas lajmit specialistët e AKU-t mbërritën në fabrikë për të marrë mostrat për analiza. Tani i mbetet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të thotë fjalën e fundit: të konfirmojë  ose të hedhë poshtë gjithçka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kantieri i Rilindjes Urbane”, Rama: Shqipëria rrezikoi të kapej nga flama e "bathorizimit"
Gjykata “detyrim paraqitje” për Tomi Mishën, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit »
Article Logic
Execution time: 0.0139319896698
array(1) { ["section"]=> string(82) "lufra-pergjigjet-e-analizave-neser-jakaj-po-verifikohet-vetem-qumeshti-pluhur-4195" }