Lufta anti-kanabis, kjo është deklarata e detyrueshme që mund të fundosë edhe një polic të ndershëm

Publikuar tek: aktualitet, më 15:12 16-03-2017 Lufta anti-kanabis, kjo është deklarata e detyrueshme që mund të fundosë edhe një polic të ndershëm

Policia e shtetit do të detyrojë të gjithë efektivët e saj që të firmosin një deklaratë, se familjarët dhe të afërmit e tyre nuk janë të përfshirë në kultivimin kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Në të kundërt, ata do të bëhen përgjegjës njësoj si ata që janë të përfshirë.

Kjo masë është bërë publike nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj në Dibër, nga një aktivitet për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

“Zoti Tarkaj ka bërë prezent një sërë masash parandaluese, duke filluar nga firmosja e një deklarate nga çdo punonjës policie dhe çdo punonjës që paguhet nga buxheti i shtetit, të cilët do të deklarojnë se asnjë prej familjarëve apo rrethit familjar nuk do të kultivojnë bimë narkotike. Si për personin që kryen një vepër penale ashtu edhe për atë që është në dijeni të veprës penale dhe nuk e denoncon, apo ndihmon në kryerjen e veprës penale, ligji parashkikon anksione ligjore në të gjitha rastet”, shkruhet në njoftimin e policisë së Dibrës.

Sipas tij, edhe çdo blektor apo fermer që do të marrë me qera apo në përdorim toka bujqësore, sipërfaqe kullosore dhe pyjore, do të jetë personi përgjegjës, që në territorin që ka në administrim në rast se do te evidentohet kultivim i bimëve narkotike apo zjarrvënie e qëllimshme, këta blektor apo fermer do të procedohen penalisht sipas ligjit, pavarësisht se janë apo jo autor të veprës penale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjatet me 3 stacione linja Qendër-Tufinë, Veliaj: Përmirësuam frekuencën e mbërritjes në stacione
Arrestohet autori që terrorizoi nxënësit me armë dhe grenata në Francë, zbardhet motivi i ngjarjes »
Article Logic
Execution time: 0.0097670555114746
array(1) { ["section"]=> string(104) "lufta-anti-kanabis-kjo-eshte-deklarata-e-detyrueshme-qe-mund-te-fundose-edhe-nje-polic-te-ndershem-72127" }