Lufta e Kosovës, HAGA thërret ish-themeluesin e UÇK-së Azem SYLËN

Publikuar tek: rajon, më 17:00 21-10-2019 Lufta e Kosovës, HAGA thërret ish-themeluesin e UÇK-së Azem SYLËN Azem Syla

Prokuroria e Hagës ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit ish-deputetin e PDK-së dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Sylën.

Vetë avokati i tij Besnik Berisha ka konfirmuar lajmin për ‘’Gazetën Express’’.

‘’Po, është e vërtetë’’, shprehet Besnik Berisha.

Por, bashkë me Sylën është thirrur nga Tribunali i Hagës dhe ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut të Kosovës Naim Miftari në cilësinë e dëshmitarit.

Ai e dha lajmin në profilin e tij në Facebook.

''Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe ''si i dyshuar'', nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për atë kohë'', shkruan Miftari.

Në total, Tribunali Special i Hagës ka thirrur gjithsej 8 ish-eprorë të lartë UÇK-së, mes tyre dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj. Për krimet e kryera në Luftën e Kosovës janë thirrur nga Haga plot 100 pjesëtarë të UÇK-së.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03190803527832
array(1) { ["section"]=> string(71) "lufta-e-kosoves-haga-therret-ish-themeluesin-e-uck-se-azem-sylen-182936" }