Lufta e Kosovës, Haradinaj: T’i tregojmë të gjithë botës se çfarë na bëri Serbia

Publikuar tek: rajon, më 20:26 19-04-2019 Lufta e Kosovës, Haradinaj: T’i tregojmë të gjithë botës se çfarë na bëri Serbia Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, në akademinë për 20-vjetorin e themelimit të Batalionit “Atlantiku” theksoi se historia e Kosovës u bë më e begatë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se historia e Kosovës falë luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve dhe batalionit ‘Atlantik’,tashmë është më e begatë.

Në akademinë  për 20 vjetorin e themelimit të Batalionit ‘Atlantiku’, kryeministri i Kosovës tha se Serbia po përdor çdo mjet për të mohuar krimet e kryera gjatë luftës mbi popullsinë civile shqiptare gjatë viteve 1998-1999, por që nuk do t’ia dilte dot.

‘Për ato kohë të vështira të kombit tonë do të flitet gjithnjë, brez pas brezi, dhe kur flitet për luftën e Kosovës, në këtë historinë tonë edhe batalioni Atlantiku e ka pjesën e vetë. Historia jonë bëhet më e begat për shkak se edhe ata që ishin më së largu iu bashkuan atdheut. Serbia sot po provon ta mohojë krimin që ka bërë. Si atëherë edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun, që t’i tregojmë botës, se mbi ne ushtruan gjenocid. 20 mijë femra të Kosovës janë viktima të dhunës seksuale, duhet t’ua tregojmë këto gjëra botës’, ka theksuar Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ceremonisë në 20 vjetorin e themelimit të batalionit ‘Atlantiku’ u shpreh se me ndihmën që i jep ky battalion, duhet që shqiptarët e Kosovës, t’ia përçojnë të vërtetën të gjithë botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021730899810791
array(1) { ["section"]=> string(85) "lufta-e-kosoves-haradinaj-t-i-tregojme-te-gjithe-botes-se-cfare-na-beri-serbia-161095" }