Lufta e Kosovës, Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk ka përfaqësuar shumicën

Publikuar tek: rajon, më 22:44 17-10-2019 Lufta e Kosovës, Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk ka përfaqësuar shumicën Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar por qenë pakicë e cila nuk ka përfaqësuar shumicën e Kosovës.

I ftuar në RTV Dukagjini, Surroi u shpreh se askush nuk ka kërkuar që në çështje të mëdha të jenë bashkë ‘krahu i luftës’ dhe ‘i paqes’.

Ndër të tjera Surroi tha se është narracion artificial se në Kosovë duhet të bashkëqeverisin ‘krahu i luftës’ dhe ai ‘i paqes’.

‘Mos harroni se ajo që quhet ‘krahu i luftës’ është pakicë në Kosovë. Nuk është shumicë. UÇK-ja nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por pakicë. Natyrisht pakicë e organizuar dhe ka luftuar, por nuk ka përfaqësuar shumicën në Kosovë’, ka thënë  Surroi.

Sipas tij, u pa në zgjedhjet e para pas çlirimit të vendit se UÇK-ja ishte edhe pakicë politike në Kosovë,  pasi sipas tij kreu i LDK-së në atë kohë, Ibrahim Rugova, i fitoi zgjedhjet dhe ai nuk ishte pjesë e ‘krahut të luftës’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031866073608398
array(1) { ["section"]=> string(94) "lufta-e-kosoves-surroi-uck-ja-ka-qene-pakice-ka-luftuar-por-nuk-ka-perfaqesuar-shumicen-182515" }