Newsbomb.al publikon shifrat e matjes së audiencës për natën e Vitit të Ri.
Sipas “ABACUS”, përqindjen më të lartë e ze gjigandi mediatik “Top Channel” që më datë 31 dhjetor argëtoi publikun me spektaklin "Portokalli". Televizioni i Vjollca Hoxhës ka arritur të kapë audiencën maksimale pas "luftës" me ulje-ngritjet që kanë shoqëruar këtë televizion, veçanërisht në muajt e fundit.
Pas tij, më i ndjekuri është Tv Klan e më pas Vizion Plus. Më pak i ndjekuri në natën e ndërrimit të viteve është Report Tv.
Newsbomb.al kontaktoi me përfaqësues të kompanisë “Abacus” lidhur me detajet e këtyre matjeve dhe mësoi se numri i përgjithshëm i popullsisë së matur është 2, 353, 634.
1,479,489 shqiptarë u sintonizuan mesatarisht në Tv gjatë natës së ndërrimit të viteve nga ora 19:00-23: 59).
Në këtë fashë orari, 550, 515 shqiptarë kanë parë mesatarisht gjatë kësaj kohe Top Channel; 290,438 Klanin; 166,637 Vizion Plus; 78,376 Ora News; 64, 489 TVSH.
Audienca sipas ABACUS arriti kulmin në orën 21:54 kur Top Channel u pa nga 1, 160,341 teleshikues./ newsbomb.al
Vlerat "Share", për fashën orare 19:00-23:59
Vlerat "Rating"