Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste për Veprim në Turqi, Devlet Bahceli, i cili është edhe aleat i Erdoganit, ka kërcënuar Greqinë pas deklaratave të Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje.
Ai tha se planet e Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare janë një shkak lufte për Turqinë, ndërsa ftesën e kancelares Merkel për vendet e BE për të mbështetur Greqinë e cilësoi në të njëjtën kohë si një thirrje për një kryqëzatë, duke kërkuar që statusi i ishujve te Dodekanezit të rishikohet.
“Duke marrë parasysh karakteristikat gjeografike, politike dhe karakteristikat e tjera të Dodekanezit, ajo do të rigjallërojë shpresat për paqe dhe stabilitet në Egje dhe do të kompensojë padrejtësinë kundër vendit tonë, nëse statusi i tyre ligjor rishikohet”, tha aleati i Erdoganit.
Deklaratat e tij në përvjetorin e luftës kundër Greqisë shkaktuan jehonë menjëherë në mediat greke.
Sipas tij, zgjatja e ujrave territoriale Greke në 12 milje detare është një "Casus Belli" dhe shtrirja me 12 milje shihet si një një plan i ri nga Greqia për të pushtuar Turqinë.
“Greqia dhe mbështetësit e saj të vegjël, të cilët nuk shohin dhe nuk interesohen për pasojat serioze që do të pësojnë nëse luajnë me nervat e kombit turk, janë në mes të një fushate provokimesh që do të kenë një fund shumë të keq” , tha ai, duke këshilluar Greqinë të pranojë ligjin ndërkombëtar.