Lufta kundër ekstremizmit/ 100 shqiptarët që iu bashkuan ISIS do të mbikqyren nga autoritetet shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 31-01-2020 Lufta kundër ekstremizmit/ 100 shqiptarët që iu bashkuan ISIS do të mbikqyren nga autoritetet shqiptare

Për 100 shqiptarët të cilët iu bashkuan organizatës terroriste ISIS në Siri dhe Irak, një pjesë e të cilëve janë rikthyer në vend, pritet t`i nënshhtrohen një mbikqyrje të specializuar nga autoritetet tona.

 

Shifra prej 100 individësh u bë e njohur nga drejtori i qendrës së ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati. Sojati gjatë fjalës së tij në një tryezë me përfaqësues të OSBE u shpreh se “Rreth 1000 shtetas të Europës juglindore nga të cilët mbi 100 shqiptar iu bashkuan luftës në Siri dhe Irak duke iu atashuar ISIS-it dhe Al Nusrës dhe aktualisht mbi 500 prej tyre janë në proces kthimi.

“Shqipëria ëshë në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthehen dhe të riintregrohen”, mbylli fjalën e tij Sojati.

Përgjatë bisedimeve të zhvilluara në mbledhje, ambasadori i OSBE-së, Bernad Borchardt vuri theksin te gjendja e burgjeve në Shqipëri në kuadër të ekstremizmit. Ndër të tjera ai përmendi se përmes bashkëpunimit të ngushtë, burgjet në Shqipëri mund të shndërrohen në baza për moderimin dhe deradikalizmin e elementëve që mbartin rrezik për shoqërinë.

“Përmes bashkëpunimit të vijueshëm, burgjet e Shqipërisë mund të bëhen baza për moderim dhe deradikalizim. Ne mbetemi të gatshëm të vijojmë të mbështetim autoritetet përkatëse në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe në shërbimin e provës, përmes një qasjeje të integruar”- tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së.

Kujtojmë gjithashtu se Projekti për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm (VERLT) në burgje dhe në shërbimin e proves, ka filluar në vitin 2017 dhe është mbështetur financiarisht nga qeveria austriake, suedeze, gjermane dhe italiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dialogu Kosovë – Serbi, Borell: Përfaqësues të posaçëm për dialogun, angazhim më të madh se muajt e kaluar
Aksident pranë kryeministrisë, ambulanca në vendngjarje (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012822151184082
array(1) { ["section"]=> string(109) "lufta-kunder-ekstremizmit-100-shqiptaret-qe-iu-bashkuan-isis-do-te-mbikqyren-nga-autoritetet-shqiptare-193703" }