Lufta kundër emigracionit ilegal, Rama takon Kurz: Austria avokat i paçmuar për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 30-05-2018 Lufta kundër emigracionit ilegal, Rama takon Kurz: Austria avokat i paçmuar për Shqipërinë Rama-Kurz

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri ku ka takuar kancelarin Sebastian Kurz.

Në një konferencë të përbashkët Kurz është shprehur se tema kryesore e diskutimve ishte lufta kundër emigracionit ilegal.

“Folëm për luftën kundër emigracionit ilegal, ne po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re. Kjo ka një rëndësi të madhe dhe duhet të luftojmë prandaj jam shumë i kënaqur që ndajmë të njëjtin mendim me Shqipërinë. Dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama që Shqipëria është e gatshme që të luftojmë këtë emigracion ilegal.

Shqipëria e ka merituar mbështetjen tonë dhe ne do të vazhdojmë do ta mbështesim fort”, u shpreh Kurz.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Austri janë të shkëlqyera.

“Austria ka qenë mbështetës i palëkundur për Shqipërinë, avokat i paçmuar për rrugën tonë drejt integrimit europian. Folëm edhe për çfarë janë pritshmëiritë tona nga presidenca austriake dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë me Aleksandër Vuçic për tregun e përbashkët me Ballkanin”, shtoi Rama.

Ai falenderoi kancelarin Kurz për gadishmërinë e tij për shpjegimin deri në fund të domosdoshmërisë për të vazhduar procesin e integrimit që Shqipëria e meriton.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05646014213562
array(1) { ["section"]=> string(95) "lufta-kunder-emigracionit-ilegal-rama-takon-kurz-austria-avokat-i-pacmuar-per-shqiperine-122640" }