Lufta kundër kanabisit, policia monitoron nga ajri të gjitha zonat me rrezik (PAMJET NGA AKSIONI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 01-03-2017

Monitorohen nga ajri  të gjitha zonat me rrisk për të kontrolluar territorin dhe parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.

Në zbatim të Planit të Veprimit të firmosur nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Policia e Shtetit hartoi Planin e Masave për marrjen e masave për parandalimin  e kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër që prej javës së kaluar Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle masive në të gjithë vendin. Po në kuadër të këtyre masave është edhe monitorimi nga ajri i zonave me risk. Policia e Shtetit ka nisur monitorimin nga ajri në të gjitha zonat ku është shkatërruar vitin e kaluar, por  edhe në zonat e konsideruara me risk.

Paralelisht me kontrollet nga toka kanë nisur edhe patrullimet nga ajri në të gjitha ato zona të cilësuara me risk nisur nga kultivimi gjatë vitit të kaluar, por edhe në ato zona bazuar në informacionet policore të grumbulluara deri tani ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotike.

Kontrollet kanë nisur shumë me herët se vitin e kaluar. Përmes takimeve me banorët dhe drejtuesit  vendore, Policia e Shtetit ka konfirmuar se është e vendosur të parandalojë kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të ndëshkojë cilindo që do tentojë të kultivojë  bimë narkotike.

“Deri tani fushata e parandalimit ka pasur sukses të plotë. Asnjë rrënjë kanabis  nuk është gjetur as në vendet e mbyllura e as të hapura. Policia e Shtetit do vijojë kontrollet çdo javë, më të shpeshta në zonat me rrisk. Gjithashtu Policia e Shtetit po vijon operacionet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për luftën kundër drogës”, thuhet në njoftimin e policisë ndër të tjera.

p1.jpg

p2.jpg

p3.jpg

p4.jpg

p5.jpg

p6.jpg

p7.jpg

p8.jpgp9.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një fshat periferik i jep leksion gjithë Shqipërisë, pse triumfuan sot banorët e Zharrëzës
Ditë zie në familjen e aktores Eni Jani »
Article Logic
Execution time: 0.0098528861999512
array(1) { ["section"]=> string(100) "lufta-kunder-kanabisit-policia-monitoron-nga-ajri-te-gjitha-zonat-me-rrezik-pamjet-nga-aksioni-70381" }