Lufta kundër trafikut të drogës, e sukseshshme në kapjen e kanabisit por jo të kokainës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:38 23-03-2015 Lufta kundër trafikut të drogës, e sukseshshme në kapjen e kanabisit por jo të kokainës

Shqipëria është një prej destinacioneve kryesore të lëndëve narkotike nga Amerika Latine jo aq për shkak të tregut të brendshëm,  por për shkak të Portit të Durrësit që shërbën si pika lidhëse me Bashkimin Europian.

Megjithatë nga Porti i Durrësit kanë qenë të pakta rastet kur janë zbuluar drogat e forta, e pothuajse asnjë rast kur është zbuluar kokainë ndonëse raporti i OKB vërtetoi se kjo lloj droge hyn me sasi të mëdha në vendin tonë. Sipas ekspertëve, sasia e drogës se bllokuar përllogaritet në disa herë më e vogël se ngarkesat që kanë mbërritur në destinacion.

Edhe pse në portin e Durrësit janë instaluar skanera për kontrollin e kontejnerëve, rezultatet e Policisë në luftën antidrogë nuk janë në nivele të kënaqshme.

Por sipas kreut të policisë Artan Didi, rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.

“Aksionet e policisë tonë në këtë port që preferohet si portë dalëse për transportin e drogës, kryesisht drejt Italisë, kanë qenë të suksesshme më shumë me kapjen e kanabis sativa e në disa raste të rralla edhe heroine”, ka thënë Didi

Gjatë vitit 2014, vetëm në Portin e Durrësit janë sekuestruar 3439 kg kanabis sativa duke filluar nga 4 janari deri në 14 dhjetor. Ndërkohë në datën 25 janar janë sekuestruar edhe 10 kg heroinë. Nga ana tjetër gjatë vitit 2013 në po këtë port janë sekuestruar 2207 kg kanabis dhe 12.5 kg heroine, transmeton “Agon Channel”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kukës/ Nxënësit bojkotojnë mësimin, shkak arrestimi i disa banorëve, ndërhyjnë mësuesit
Tiranë, ngjarje shokuese në Kopshtin Zoologjik, qytetarët shohin kalin tek sa ngordh nga sulmi i buallit »
Article Logic
Execution time: 0.013704061508179
array(1) { ["section"]=> string(91) "lufta-kunder-trafikut-te-droges-e-sukseshshme-ne-kapjen-e-kanabisit-por-jo-te-kokaines-6722" }