Lufta Maduro-Guaido, forca ajrore ruse zbarkojnë në Venezuelë

Publikuar tek: bota, më 19:35 24-03-2019 Lufta Maduro-Guaido, forca ajrore ruse zbarkojnë në Venezuelë Presidenti aktual i Venezueles, Nikolas Maduro dhe pretendenti i mbeshtetur nga SHBA, Juan Guaido

Lufta midis SHBA dhe Rusisë në Venezuelë, ka reflektuar edhe në betejën midis presidentit legjitim Maduro dhe kreut të opozitës të mbështetur nga amerikanët, Juan Guaido.

Maduro duket se është afruar me Moskën dhe këtë e tregon edhe shtimi i prezencës së ushtrisë dhe forcave ajrore ruse në Venezuelë. Një qëndër radari e fluturimit në Venezuelë tregoi se dy aeroplanë u larguan nga një aeroport ushtarak rus për në kryeqytetin venezuelian, Caracas.

Dy avionët ushtarakë rus u ulën në aeroportin kryesor të Venezuelës ditën e sotme. Mediat vendase raportuan se në dy avionët ishin disa zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe 100 trupa ushtarake. Kjo lëvizje nga ana e Maduros tregon edhe një forcim të lidhjeve në mes të Karakasit dhe Moskës.

Qëndra e radarit, ka raportuar se dy avionët erdhën nga baza ushtarake ruse në afërsi të Karakasit.

Dy vëndet kanë rreth tre muaj që bëjnë ushtrime ushtarake të përbëshkëta si në ajër ashtu edhe në tokë. Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro e quajti këtë gjest si një forcim të marrëdhënieve me Kremlinin, por nga ana tjetër u kritikua nga Uashingtoni zyrtar i cili e kritikoi Rusinë si shkelës së punëve të brendshme dhe si tentim të influencës së tij në rajon.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe Ministria e Jashtme ruse, nuk i janë përgjigjur komenteve të bëra nga Uashingtoni.

Administrata Trump ka vendosur sanksione dëmtuese në industrinë e naftës së Venezuelës nëpërmjet organizatës së OPEC. Këto sanksione shihen si përpjekje për të destabilizuar dhe hequr Maduron nga pushteti. Presidenti amerikan i ka bërë thirrje gjeneralëve ushtarakë që ta braktisin presidentin aktual të Venezuelës. Maduro ka denoncuar sanksionet si ndërhyrje të SHBA-së në punët e brendshme duke fituar kështu mbështetje diplomatike nga Rusia dhe Kina.

Në dhjetor, dy aeroplanë bombardues rusë me kapacitet për të transportuar armë bërthamore, zbarkuan në Venezuelë, duke treguar mbështetjen ruse për qeverinë e majtë  të Maduro-s, gjë që që zemëroi Uashingtonin.

Venezuela gjatë muajit shkurt kishte bllokuar një kontenier me ndihma humanitare nga Shtetet e Bashkuara në kufi me Kolumbinë. Ndihmat po vinin për shkak se vendi u godit nga kriza që u koordinua nga kreu i opozitës venezueliane Juan Guaido.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013090848922729
array(1) { ["section"]=> string(67) "lufta-maduro-guaido-forca-ajrore-ruse-zbarkojne-ne-venezuele-157720" }