Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e presidentit Meta për ligjin për Metrologjinë. Ky ligj njihet ndryshe dhe si ligji i pompave të karburanteve.
Socialistët kanë rrëzuar me 9 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim dekretin e kthyer nga Presidenti për rishqyrtim dhe disa rregullime të nevojshme. Sipas Presidentit, ky ligj në disa dispozita të tij krijon hapësira për zhvillimin e praktikave korruptive, në dëm të interesit publik.
Në arsyetimin e tij për kthimin në Kuvend të dekretit, Meta e cilësonte atë si një ndër ligjet me përmbajtje më të lartë antikushtetutshmërie, në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë, shembull tipik dhe i përsëritur i fenomenit të “korrupsionit legjislativ”.
Madje, Meta duke ditur se socialistët do ta rrëzonin dekretin e tij, e çoi atë dhe në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas Presidentit, ligji për Metrologjinë duke argumentuar se është i dyshimtë dhe hap rrugën për veprime të tjera të ndëshkueshme penalisht.