Lufta më e rëndësishme e jetës me drejtësinë, sot vendoset fati i Saimir TAHIRIT

Publikuar tek: politike, më 08:36 19-09-2019 Lufta më e rëndësishme e jetës me drejtësinë, sot vendoset fati i Saimir TAHIRIT

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në seancën e kaluar, Prokuroria dha pretencën, ku kërkoi 12 vite burg, ndërsa e konvertuar 8 vite, pasi ish-ministri ka përfituar gjykim të shkurtuar dhe i ulet 1/3 e dënimit.

Seanca e sotme do të nisë në orën 09:00 te Krimet e Rënda, ku pritet të 'vuloset' fati i ish ministrit.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Ndërkaq, në seancën maratonë të javës së kaluar, Tahiri bëri një mbrojtje të shkëlqyer para trupës gjykuese duke lënë pa fjalë edhe prokurorët.

I pyetur nga mediat nëse kishte frikë nga dënimi, ish ministri tha se as nuk i shkonte ndërmend një gjë e tillë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071640014648438
array(1) { ["section"]=> string(86) "lufta-me-e-rendesishme-e-jetes-me-drejtesine-sot-vendoset-fati-i-saimir-tahirit-178972" }