Drejtori i Emergjencave Civile ka publikuar në rrjetet sociale foto që dëshmojnë grupin e punës, i cili po merret me shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin për shkak të temperaturave të larta, apo edhe zjarrvënieve të qëllimshme.
Shemsi Prençi ka dëshmuar përmes fotove aksionin që po zhvillohet në Kaçinar-Kolsh-Lezhë, dhe nuk e ka lënë postimin pa e shoqëruar me një batutë ku shkruan, “mos na merrni inat se ne po nxihemi mes tymit të pishës më shumë se ju në plazh”.
Vendi ynë është përfshirë nga zjarre gjatë këtij muaji, ku janë dëmtuar shumë pyje dhe kullota.