“Lufta” mes vëllezërve/ Lëvizje në News 24, televizionit i ikën imazhi i lajmeve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 07-08-2017 “Lufta” mes vëllezërve/ Lëvizje në News 24, televizionit i ikën imazhi i lajmeve

Televizionit News 24 i ikën një nga imazhet më të rëndësishme të tij.

Spikeri i njohur i lajmeve dhe moderatori Bledian Koka, pas 4 vjetësh punë në këtë medie, ka vendosur të largohet.

Burimet i thanë newsbomb.al se Koka ka ikur nga televizioni i biznesmenit Irfan Hysenbelliu për të shkuar në televizionin e vëllait të Irfanit, Kasëm Hysenbelliut.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, News 24 largoi nga posti i drejtorit administrativ Kasem Hysnbelliun, pas vendimit të marrë nga aksionerët e këtij televizioni që ka si themelues vëllain e Kasemit, Irfan Hysenbelliun.

Bordi drejtues mori vendimin për largimin e tij por biznesmeni nuk ndenji duarkryq ndërkohë dhe ka hapur një televizion të tijin, detajet për të cilin do i mësojmë në vazhdim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039285182952881
array(1) { ["section"]=> string(82) "lufta-mes-vellezerve-levizje-ne-news-24-televizionit-i-iken-imazhi-i-lajmeve-88462" }