Zbardhet marrëveshja e nënshkruar mes kryeprokurores së përgjithshme, Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
stitucioneve në luftën kundër krimit të organizuar.
Neësbomb.al zbardh dokumentet e nënshkruara prej zy zyrtarëve të lartë, e cila në fokus ka “forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, pjesëtarëve të grupeve e organizatave kriminale, aseteve të paligjshme dhe vënien e autorëve para drejtësisë”.
Objektivi i marrëveshjes
Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është objekti i specializuar, i shpejtë, i gjithëanshëm i grupeve kriminale me rrezikshëmri të lartë, në fushën e krimit të organizuar dhe grupeve kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, brenda territorit të vendit.
Nga ana tjetër PP merr përsipër që të krijojë seksione të përshtatshme të përkohshme për Krimet e Rënda, Prokuroritë e rretheve gjyqësore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.
Brenda 5 ditësh nga kjo marrëveshje caktohen prokurorët në këto seksione, e një prej tyre do jetë edhe drejtues i seksioneve.