‘Lufta’ ndaj pandemisë, epidemiologu: Vaksina e turbekulozit reagon ndaj koronavirusit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:17 09-04-2020 ‘Lufta’ ndaj pandemisë, epidemiologu: Vaksina e turbekulozit reagon ndaj koronavirusit Eldores Sula

Eldores Sula, biolog,  ka folur për ndikimin që kanë vaksinat ndaj COVID-19, si dhe ka theksuar se asnjë përpunim shkencor nuk realizohet pa statistika.

Sipas tij në momente të caktuara ne vaksinohemi dhe një ndër to është vaksina e turbekulozit. “Është një vaksinë që është specifike ndaj një bakteri dhe nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë më koronavirusin.

Si bakteret dhe viruset kanë në përbërje të tyre disa proteina që njihen si antigen dhe duke i njohur trupi reagon ndaj tyre trupi krijon imunitet për një kohë të caktuar. Ne kemi bërë një vaksinë të turbekulozit që na ka krijuar imunitet, por nga ana tjetër kjo na shërben të reagojë ndaj koronavirusit dhe kjo mund të ndodhë”, thotë ai më tej në "Abc-ja e mëngjesit".

Pjesë nga fjala e Eldores Sula:

Kur përballemi me viruse kemi një sistem imunitar që reagon për ti njohur dhe për ti luftuar. Në momente të caktuara ne vaksinohemi dhe një ndër to është vaksina e turbekulozit. Është një vaksinë që është specifike ndaj një bakteri dhe nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë më koronavirusin.

Si bakteret dhe viruset kanë në përbërje të tyre disa proteina që njihen si antigen dhe duke i njohur trupi reagon ndaj tyre trupi krijon imunitet për një kohë të caktuar. Ndodh që një për një periudhë të caktuar ne mund të mos sëmuremi siç është rasti i turbekulozit. Ka një bashkëveprim kimik dhe morfologjik. Por, vaksinimi nuk është i sigurt 100%. Ne kemi bërë një vaksinë të turbekulozit që na ka krijuar imunitet, por nga ana tjetër kjo na shërben të reagojë ndaj koronavirusit dhe kjo mund të ndodhë.

Kur jemi të ekspozuar ndaj një virusi trupi reagon duke prodhuar imunoglobulinë, Igm. Pas IgM prodhohet IgG e cila qëndron për një kohë të gjatë në organizëm, dhe nëse bëjmë një test serologjik dhe rezultati del negativ për të dyja atëherë do të thotë që nuk e ke kaluar dhe ai persona duhet të tregojë shumë kujdes.

Ndërsa kur Igm dhe IgG të del e lartë do të thotë se je duke e kaluar dhe ke filluar të prodhosh antitrupa për memorje. Me këta njerëz duhet treguar kujdes sepse janë duke e kaluar dhe mund të infektojnë pjesën tjetër. Kategoria e tretë është të kenë IgM në normë, por IgG pozitive dhe kjo do të thotë që nuk janë rrezik për të tjerët. Ndërsa vaksinën e koronavirusit nuk kanë nevojë ta bëjnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093610286712646
array(1) { ["section"]=> string(89) "lufta-ndaj-pandemise-epidemiologu-vaksina-e-turbekulozit-reagon-ndaj-koronavirusit-201935" }