Lufta në Afganistan/ Amerikanët dhe talibanët nënshkruajnë armëpushimin 1-javor

Publikuar tek: bota, më 16:49 21-02-2020 Lufta në Afganistan/ Amerikanët dhe talibanët nënshkruajnë armëpushimin 1-javor

Armëpushimi shtatë-ditor midis SHBA-së dhe talebanëve afganë do të fillojë të shtunën e ardhshme.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, tha ditën e sotme Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Nëse rezulton e suksesshme, të dyja palët do të nënshkruajnë fazën e parë të një marrëveshjeje që synon t’i japë fund konfiliktit që zgjat prej dy dekadash. Marrëveshja e planifikuar vjen pas më shumë se një viti bisedimesh midis përfaqësuesve të talibanëve të Afganistanit dhe SHBA-ve.

Sipas BBC, Negociatorët talibanë kanë deklaruar se do të krijohet një situatë e përshtatshme sigurie para nënshkrimit të një marrëveshje.

“Ne kemi arritur një mirëkuptim me talibanët për ndalimin e dhunës në të gjithë Afganistanin. Po përgatitemi që nënshkrimi të bëhet më 29 shkurt’’, tha Mike Pompeo gjatë një deklarate.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014733791351318
array(1) { ["section"]=> string(85) "lufta-ne-afganistan-amerikanet-dhe-talibanet-nenshkruajne-armepushimin-1-javor-195983" }