‘Lufta’ në Rrugën e Kombit, Xhafaj: Ishte PABESI, 12 efektivë të plagosur, 1 RËNDË! (THIRRJA E FORTË për krerët e partive)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:50 31-03-2018 ‘Lufta’ në Rrugën e Kombit, Xhafaj: Ishte PABESI, 12 efektivë të plagosur, 1 RËNDË! (THIRRJA E FORTË për krerët e partive)

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve ndaj punonjësve të policisë në Rrugën e Kombit. Ai e cilësoi pabesi, sulmin e tyre duke kujtuar se ishte marrë leje për një tubim paqësor.

Sipas Xhafajt, janë plagosur 12 efektivë, një prej të cilëve më rëndë. Ministri i Brendshëm siguroi se çdo protestues i dhunshëm do marrë përgjigjen ligjore ndërsa akuzoi krerët e partive politike për nxitje të dhunës (referuar deklaratave të Kryemadhit, Bashës e Berishës).

"Jam i keqardhur dhe ju kërkoj qytetarëve, Partive politike, medias dhe komunitetit të biznesit të distancohen ndaj gjithë atyre përfaqësuesve të Partive politike, që kanë inkurajuar me një gjuhë nxitëse protestuesit për ushtrim dhune ndaj Policisë dhe shkatërrim të pronës, duke sjellë në vëmëndje se ky është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe anti-kushtetues", u shpreh Xhafaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Sot më datën 31 Mars, nga një përfaqësi e disa qytetarëve të Bashkisë Kukës u kërkua që të zhvillohej një protestë në orën 11:00 për të shprehur kundërshtinë mbi tarifën që paguhet për automjetet që qarkullojnë në autostradën Milot-Morinë.

Në përputhje me kërkesën e bërë dhe në respektim të kësaj të drejte themelore të qytetarëve, Policia e Shtetit krijoi të gjitha kushtet dhe mori masat e duhura sipas ligjit, për zhvillimin e këtij tubimi.

Sikurse mundet të keni ndjekur nga njoftime të ndryshme mediatike, manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe kundër pasurisë publike dhe asaj private.

Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale, si dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit.

Shpreh gjithë mbështetjen dhe respektin për të gjithë ata qytetarë të një zone të dalluar për ndershmëri, krenari dhe fisnikëri sikurse është zona e Kukësit, të cilët u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm, si dhe ndaj atyre që nxisin veç zjarrin dhe dhunën për interesa politike dhe nuk u bënë pjesë e atyre, që pa asnjë shkak sulmuan egërsisht punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruan pasurinë publike dhe atë private.

Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mundet të justifikojë, në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sulmin kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe shkatërrimin e pronës.

Janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së nga gurët dhe sendet e forta të hedhura nga këta individë, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Vlerësoj gjakftohtësinë dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit e Policisë së Shtetit në situatën e ndodhur pak orë më parë, duke shmangur kështu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë, për të cilën ishin të interesuar provokatorë të caktuar.

Publikisht japë gjithë mbështetjen Policisë së Shtetit për çfarë ajo bënë për mbrojtur jetën dhe pronën e kujtdo.

Jam i keqardhur dhe ju kërkoj qytetarëve, Partive politike, medias dhe komunitetit të biznesit të distancohen ndaj gjithë atyre përfaqësuesve të Partive politike, që kanë inkurajuar me një gjuhë nxitëse protestuesit për ushtrim dhune ndaj Policisë dhe shkatërrim të pronës, duke sjellë në vëmëndje se ky është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe anti-kushtetues.

Ju bëj apel Autoriteteve të Qeverisjes Vendore në Kukës të distancohen nga këto akte të dhunshme dhe të ushtrojnë ndikimin e tyre, duke qenë bashkëpunues dhe në ndihmë të Policisë së Shtetit, për të mundësuar normalitetin për lëvizjen e lirë të qindra qytetarëve dhe transportin e mallrave sot dhe në ditët në vijim.

Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, deklaroj se Policia e Shtetit në zbatim të ligjit, do të ketë një përgjigje të ashpër për çdo person që ka nxitur dhe është përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe që kanë sjellë një dëm të madh ndaj pronës publike dhe private.

Kush nxit dhunën dhe anarshin do të marri përgjigjen e merituar ligjore!

Askush nuk mundet të jetë mbi ligjin!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbërrin në Tiranë: Komunikim të drejtëpërdrejtë për krimin e rëndë
Çfarë ka mbetur nga protesta në Rrugën e Kombit (PAMJET VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012612819671631
array(1) { ["section"]=> string(120) "lufta-ne-rrugen-e-kombit-xhafaj-ishte-pabesi-12-efektive-te-plagosur-1-rende-thirrja-e-forte-per-kreret-e-partive-115179" }