Lufta në Siri, Sekretari amerikan i Shtetit: Trump i gatshëm të përdorë forca ushtarake kundër Turqisë

Publikuar tek: bota, më 23:02 21-10-2019 Lufta në Siri, Sekretari amerikan i Shtetit: Trump i gatshëm të përdorë forca ushtarake kundër Turqisë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se nëse do të nevojitet, presidenti Donald Trump do të jetë i gatshëm që të përdorë forcën ushtarake kundër Turqisë.

Në një intervistë për median prestigjioze CNBC, Mike Pompeo theksoi se në rast se nevojitet një veprim ushtarak, Presidenti Trump do të jetë i gatshëm për ta ndërmarrë atë vendim.

‘Ne preferojmë paqen se sa luftën, por në rast se nevojitet veprim kinetik ose veprim ushtarak, duhet të dini që Presidenti Trump është plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë atë veprim’, ka thënë Pompeo.

Tërheqja përshpejtoi inkuadrimin e Turqisë në zonën kufitare në fillim të këtij muaji, i cili ka lënë më shumë se 120 civilë të vdekur, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër.

Pompeo nuk pranoi të përcaktojë një vijë të kuqe për atë veprim që do të nxiste një përgjigje ushtarake amerikane, duke thënë se ai nuk dëshironte të “dilte para vendimit të presidentit nëse do të merrte përsipër ndërmarrjen e tmerrshme të përdorimit të fuqisë ushtarake të Amerikës”.

ShBA vendosi sanksione ndaj Turqisë javën e kaluar pas përfshirjes së vendit në zonën kufitare veriore të Sirisë, e cila ishte pushtuar nga aleatët kurdë në luftën e Amerikës kundër grupit të Shtetit Islamik. Turqia i shikon kurdët si terroristë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027791976928711
array(1) { ["section"]=> string(107) "lufta-ne-siri-sekretari-amerikan-i-shtetit-trump-i-gatshem-te-perdore-forca-ushtarake-kunder-turqise-182980" }