Lufta në Siri, Shtëpia e Bardhë: ISIS ka humbur 100% të territorit

Publikuar tek: bota, më 18:45 22-03-2019 Lufta në Siri, Shtëpia e Bardhë: ISIS ka humbur 100% të territorit Lufta ne Siri, forcat qeveritare siriane kunder militanteve te ISIS

Të gjitha territoret e mbajtura nga ISIS në Siri janë '100 për qind të eliminuara', ka pohuar Shtëpia e Bardhë. Presidenti Trump u informua rreth zhvillimive të fundit në Siri nga sekretari i mbrojtjes Patrick Shanahan.

Presidenti i SHBA ka pohuar fitoren përfundimtare ndaj ISIS-it prej disa ditësh tashmë. Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një deklaratë për shtyp, u shfaqi  gazetarëve një hartë të Irakut dhe Sirisë ku tregoi që grupi terrorist tashmë nuk kontrollonte më asnjë territor në rajonin e Shamit.

Agjensia kurde e lajmeve, Hawar tha se Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) kanë çliruar të gjithë rajonin e Bengazit nga mercenarët e Daeshit (ISIS) dhe se fushata ushtarake ka përfunduar me humbjen e grupit terrorist.

Më herët u raportua se militantët e ISIS-it u fshehën në shpella deri në dorëzimin e  tyre përfundimtar në Siri.

Kandahar.jpg

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) luftuan kundër militantëve të ISIS në Baghouz gjatë natës, të mbështetur nga sulme ajrore të koalicionit, transmeton newsbomb.

SDF-ja, e udhëhequr nga kurdët, parashikojnë fitoren përfundimtare ndaj shtetit islamik të Levantit dhe IS-it këto ditë.

Xhihadistët raportohet që janë fshehur në shpellat e Baghouzinit, në vendin e fundit nën influencën e tyre përgjatë lumit Eufrat.

Zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, Mustafa Bali në një deklaratë tha se: ‘Forcat tona po përpiqen t'i detyrojnë militantët të dorëzohen, por deri më tani përleshjet po vazhdojnë’.

SDF po lufton për disa javë për të mposhtur shtetin islamik në enklavën Baghouz në Sirinë juglindore që ndodhet në kufi me Irakun, transmeton newsbomb.al.

Mbështetur nga forcat ajrore amerikane, Forcat Demokratike të Sirisë sulmuan një nga kampet kryesore të ISIS.

Disfata përfundimtare e grupit terrorist në Baghouz do t'i japë fund sundimit të tij territorial që dikur ishte një e treta e Irakut dhe Sirisë.

Ushtria amerikane nga ana tjetër ka paralajmëruar se shteti islamik mund të numërojë ende dhjetëra mijëra luftëtarë, të shpërndarë në Irak dhe Siri, me liderë dhe burime të mjaftueshme për të paraqitur një kryengritje kërcënuese.

Një video propaganduese që mbante simbolin e ISIS-it, Shtetit Islamik u shpërnda midis ithtarëve online ku tregoheshin pamje nga zona e Baghouzit dhe ku bëhëej thirrje militantëve xhihadistë dhe myslimanëve në vendet perëndimore që të bënin sulme terroriste.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Iraku është vendi ku fshihet udhëheqësit i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi. Lideri i shtetit Islamik, mendohet që ka qëndruar në xhaminë e  madhe mesjetare të Mosulit ku dhe në vitin 2014 e shpalli veten kalif dhe sovran të territoreve të pushtuara nga ISIS.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një vizite në Jeruzalem, në një konferencë për shtyp i tha gazetarëve se fitorja në Siri ishte 'e ngushtë'.

Mijëra njerëz, përfshirë gra, fëmijët dhe xhihadistë që dezertojnë, janë zhvendosur nga Baghouz drejt kampit al-Hol në Sirinë veri-lindore.

Kampi tani mban më shumë se 72,000 vetë, duke përfshirë më shumë se 40,000 fëmijë, kanë thënë punonjësit e ndihmave humanitare, raporton newsbomb.al.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në kampin Al Hol në Sirinë Veri-Lindore deri tani ka shkuar në 138 persona, ku më të shumtët raportohen nga mediat vendase që janë foshnje dhe fëmijë.  

ushtri.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012003898620605
array(1) { ["section"]=> string(70) "lufta-ne-siri-shtepia-e-bardhe-isis-ka-humbur-100-te-territorit-157496" }