Lufta në Siri, Turqia kërcënon me sulme ushtarake

Publikuar tek: bota, më 23:08 22-07-2019 Lufta në Siri, Turqia kërcënon me sulme ushtarake Avionet ushtarak turq

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka paralajmëruar se nëse kërcënimet ndaj Turqisë do të vazhdojnë, atëherë kjo e fundit do të nisë një operacion ushtarak në Sirinë Veriore.

Sipas Cavosoglus, një operacion ushtarak mund të fillojë në lindje të lumit Eufrat.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë në bisedime për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit në verilindje të Sirisë, ku SHBA-ja mbështet milicinë kurde të  YPG-së.

Ankaraja zyrtare e ka konsideruar YPG-në organizatë terroriste.

Cavusoglu shprehu shpresën se një marrëveshje do të arrihej në bisedimet e sotme në Ankara me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Sirinë, James Jeffreyn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32100701332092
array(1) { ["section"]=> string(55) "lufta-ne-siri-turqia-kercenon-me-sulme-ushtarake-173029" }