'Lufta' për ditën e zgjedhjeve 'zbret' në rrethe, bashkitë e djathta bllokojnë punën e KZAZ-ve, nuk lejojnë instalimin e teknologjisë për numrimin e votave

Publikuar tek: aktualitet, më 15:32 12-06-2019 'Lufta' për ditën e zgjedhjeve 'zbret' në rrethe, bashkitë e djathta bllokojnë punën e KZAZ-ve, nuk lejojnë instalimin e teknologjisë për numrimin e votave

Duhen pak shumë dy javë që shqiptarët t'i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të bashkive në 61 rrethet e vendit.

Por duket se procesi përgatitor për punën e administrimit të zgjedhjeve po has pengesa në përgatitjet e fundit të procesit të numërimit të votave.

Sipas gazetarit të newsbomb.al, Endri Mema, një pjesë e bashkive të djathta nuk kanë dhënë lejen për të përdorur ambientet në varësi të tyre për procesin e numërimit të votave. KZAZ e rretheve kanë njoftuar zyrtarisht 'Komisionin Qendror të Zgjedhjeve '' për këtë situatë të paprecedent.

Në vitet e kaluara KQZ-ja ka përdorur kryesisht pallatet e sporteve dhe godina të tjera të ngjashme nën administrimin e bashkive për të kryer procesin e numërimit të votave. Përplasja dhe lufta mes partive dhe institucioneve që po zhvillohet në Tiranë për ditën e zgjedhjeve, ka zbritur edhe në rrethe ku në krye të bashkive qëndrojnë të djathtët.

KQZ ende nuk ka marrë një vëndim për këtë situatë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Dhe ndërkohë që 30 qershori po afron, palët duken shumë larg gjuhës së kompromisit dhe dialogut për datën e zgjedhjeve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12140011787415
array(1) { ["section"]=> string(156) "lufta-per-diten-e-zgjedhjeve-zbret-ne-rrethe-bashkite-e-djathta-bllokojne-punen-e-kzaz-ve-nuk-lejojne-instalimin-e-teknologjise-per-numrimin-e-votave-167961" }