Lufta për drogën shqiptare, vritet 25-vjeçari në Itali (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 09:23 26-04-2018 Lufta për drogën shqiptare, vritet 25-vjeçari në Itali (FOTO) Viktima Antonio Fabbiano

Si pasojë e luftës së grupeve kriminale për të kpntrolluar trafikun e drogës shqiptare, një i ri italian është vrarë gjatë natës së djeshme.

Sipas mediave italiane dy persona të armatosur i kishin bërë pritë në derën e shtëpisë, 25-vjeçarit Antonio Fabbiano.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vieste, Foggia. I riu me precedentë penalë duket se është ndjekur nga dy vrasës të cilët e kanë qëlluar disa herë në trup, në momentin kur ishte pranë shtëpisë së tij.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitali, por ka ndërruar jetë. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, vrasja e të riut Antonio Fabbiano është akti i fundit i luftës së grupeve kriminale, të nisur nga janari i vitit 2015 për kontrollin e trafikut të drogës nga Shqipëria.

25.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009289026260376
array(1) { ["section"]=> string(65) "lufta-per-drogen-shqiptare-vritet-25-vjecari-ne-itali-foto-118364" }