‘Lufta’ për foltoren, Ahmetaj nuk i hap rrugë deputetit, Hysi i ndërpret fjalën: Z. ministër respekto kohën! (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 14:21 25-01-2018 ‘Lufta’ për foltoren, Ahmetaj nuk i hap rrugë deputetit, Hysi i ndërpret fjalën: Z. ministër respekto kohën! (FOTO)

Ndërsa ka mbajtur fjalën e tij në kuvend dhe ka replikuar deputetët e PD, të cilët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për protestën e 27 janarit, ministri i Finanave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj nuk e ka ndërprerë fjalën, edhe pas gongut që sinjalizon mbarimin e kohës.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit, duke respektuar rregulloren ka kërkuar të ulet Ahmetaj dhe të marrë fjalën deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Pavarësisht urdhrit, ministri nuk e ndërpreu fjalën, edhe pse në foltore është afruar deputeti i PD, i cili kishte radhën të mbante fjalim pas tij.

Për pak sekonda, ministri Ahmetsj dhe deputeti Alibeaj kanë qëndruar në foltore duke mos i hapur rrugë njëri-tjetrit. Në këto kushte, Vasilika Hysi i ka ndërprerë fjalën, me qëllim që të vijojë me deputetin e radhës.

“Zoti Ahmetaj respektoni kohën”, është shprehur Hysi, pasi situata u normalizua dhe Alibeaj mori të drejtën e fjalës i vetëm në foltore.  

aa.jpg

dssd.jpg

aaaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012464046478271
array(1) { ["section"]=> string(113) "lufta-per-foltoren-ahmetaj-nuk-i-hap-rruge-deputetit-hysi-i-nderpret-fjalen-z-minister-respekto-kohen-foto-107886" }