Lufta për pushtet në Bashkësinë Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi konfirmohet si kryetar

Publikuar tek: rajon, më 20:11 25-04-2019 Lufta për pushtet në Bashkësinë Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi konfirmohet si kryetar Kreu i Bashkesise Fetare Islame te Maqedonise se Veriut, Sulejman Rexhepi

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës Themelore të Shkupit, e cila për kryetar të këtij institucioni ka emëruar Skënder Buzakun, imamin e një xhamie në Shkup, i cili prej disa viteve tenton të marrë drejtimin e BFI-së.

BFI-ja vendimin e ka quajtur ‘skandal primitiv’ ndërsa kritikat u adresuan drejt qeverisë së Zaev, duke e akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të institucionit fetar. Rexhepi u shpreh se ajo se çfarë ndodhi, flet qartë se në vend nuk ka institucione, por shtet policor.

Rijaseti (organi më i lartë vendimarrës në BFI-së) pas një seance të jashtëzakonshme ka konstatuar se kryetar i BFI-së mbetet Sulejman Rexhepi, ndërsa vendimin e gjykatës e ka quajtur ‘të manipuluar dhe falsifikuar’, pasi sipas Rijasetit emërimet dhe shkarkimet për kreun e BFI-së i bëjnë organet vendimarrëse të institucionit në fjalë dhe jo gjykatat.

Kreu i BFI-së, Rexhepi ka akuzuar grupin e Skënder Buzakut për manipulim të dokumenteve dhe firmës së tij në të cilat është bazuar gjykata gjatë marrjes së vendimit.

Skënder Buzaku, imam në një xhami të Shkupit, pasi kishte marrë vendimin e gjykatës, kishte hyrë me zyrat e BFI-së prej nga edhe ishte vetshpallur kryetar i institucionit më të lartë islam në Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013168096542358
array(1) { ["section"]=> string(109) "lufta-per-pushtet-ne-bashkesine-islame-te-maqedonise-se-veriut-sulejman-rexhepi-konfirmohet-si-kryetar-161859" }