“Lufta” SHBA-Korea e Veriut, Trump i pret furnizimin me naftë

Publikuar tek: bota, më 06:52 07-09-2017 “Lufta” SHBA-Korea e Veriut, Trump i pret furnizimin me naftë

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një varg sanksionesh të reja nga Kombet e Bashkuara, kundër Koresë së Veriut.

Propozim-rezoluta, e shpërndarë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshin ndalimin e naftës për Korenë Veriore dhe ngrirjen e aseteve të liderit të saj, Kim Jong-un.

Ajo vjen pasi Phenjani ka kryer testin e gjashtë bërthamor dhe ka lëshuar vazhdimisht raketa.

Phenjani gjithashtu thotë se ka krijuar bombën e hidrogjenit dhe kërcënon me sulme SHBA-në. Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, dhe Rusia pritet t’i kundërshtojnë sanksionet e reja, shkruan indeksionline. 

Phenjani, me vite, është nën sanksione të OKB-së, që janë ndërmarrë në përpjekje për ta detyruar regjimin të kufizojë programet e armëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lufta” me raketa, qindra koreanë ngrihen në protesta dhe përleshen me policinë
Uragani Irma shkatërron Karaibet, shënohen 7 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.012037038803101
array(1) { ["section"]=> string(64) "lufta-shba-korea-e-veriut-trump-i-pret-furnizimin-me-nafte-91426" }