LUFTË e përgjakshme mes policisë dhe kartelit të drogës, 19 të vdekur pas 1 orë shkëmbim zjarri (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 22:50 01-12-2019 LUFTË e përgjakshme mes policisë dhe kartelit të drogës, 19 të vdekur pas 1 orë shkëmbim zjarri (FOTO) Sulmi mbi ndërtesën e bashkisë

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur në një përplasje me armë mes anëtarëve të një karteli droge dhe forcave të sigurisë në Meksikë.

Raportohet se mes të vrarëve janë 4 oficerë policie, 2 civilë dhe 13 anëtarë të dyshuar të kartelit të drogës.

Ndërsa të paktën 16 të tjerë janë plagosur.

Beteja shpërtheu mes forcave të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit në verilindje të qytetit të Villa Union dhe zgjati rreth 1 orë.

Autoritetet sekuestruan 14 makina me armë të fuqishme, sipas guvernatorit Miguel Angel Riquelme Solis.

Foto nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet policie të qëlluar me plumba.

“Grupet kriminale kanë kohë që kërkojnë të hyjnë në shtet,”-tha Solis në një konferencë shtypi. “Konkretisht Cartel del Noreste po përpiqet të hyjë në Coahuila çdo ditë. Sot u futën me forcë dhe me një kontigjent që nuk ishte parë për një kohë të gjatë.”

Ndërsa shtoi se nuk do ta lejojë këtë gjë. Foto nga vendngjarja:

policia.jpg

ndertesa1.jpg

ndertesa.jpg

makina.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013385057449341
array(1) { ["section"]=> string(106) "lufte-e-pergjakshme-mes-policise-dhe-kartelit-te-droges-19-te-vdekur-pas-1-ore-shkembim-zjarri-foto-188047" }