LUFTË KLANESH/ Ky është shqiptari, trafikant i ‘niveleve të larta’, që u ekzekutua me plumb në kokë në zonën e mafies Italiane (LIDHJA ME NDRAGETËN dhe DËSHMIA E GRUAS)

Publikuar tek: bota, më 12:45 27-01-2020 LUFTË KLANESH/ Ky është shqiptari, trafikant i ‘niveleve të larta’, që u ekzekutua me plumb në kokë në zonën e mafies Italiane (LIDHJA ME NDRAGETËN dhe DËSHMIA E GRUAS) Gentian Kasa

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati që iu bë Gentian Kasës përpara shtëpisë së tij në Nuovo Salario, Itali.

Gentian Kasa ishte i dënuar për lëndë narkotike dhe ishte duke u kthyer në burg, pasi kishte marrë leje për të kaluar pak kohë me familjen.

Në hyrje të shtëpisë së tij ai u godit me 4 plumba në gjoks dhe një në kokë, i cili rezultoi fatal për jetën e tij.

Hetuesit e policisë po ndjekin disa pista, por më e mundshmëe duket ajo e hakmarrjes së mafias shqiptare.

Gentian Kasa ishte arrestuar në vitin 2014 për lëndë narkotike. Ai ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar, pasi u kap duke tranportuar disa kilogramë nga Greqia.

Nga hetimet që dalin mbi Ndraghetan në Kalabri duket se mafia kalabreze është e lidhur me mafian shqiptare.

Mafia shqiptare  akuzohet edhe si vrasëse e mundshme e Fabrizio Piscitelli, ndërsa ishte ulur në një stol në Lemonia.

Një perspektivë tjetër e ngjarjes është se vrasësi i shqiptarit dyshohet të ketë vrarë edhe vëllezërit Marando të bandë kalabreze dhe disa nga bashkëpunëtorët e tyre përfunduan në pranga.

Ekzekutimi i Kasës mund të shihet edhe si rezultat i ndërprerjes së marrëdhënieve mes dy klaneve mafioze.

Ekziston edhe një mundësi e tretë për ngjarjen. Familjet e fuqishme Primavalle dhe Casalotti është aleate me bandat shqiptare në Romë. Këto familje mund të kenë marrë përsipër ekzekutimin e shqiptarit për ta bërë më të vështirë gjetjen e autorëve.

Ndërkohë gruaja e 43 vjeçarit të vrarë u tha hetuesve se burri i saj ishte "punëtor, ai kishte kryer disa krime, por ishte duke u përpjekur të bënte një jetë të re për veten e tij".

Ajo nuk shtoi detaje të tjera të dobishme për të rindërtuar dinamikën e vrasjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070579051971436
array(1) { ["section"]=> string(168) "lufte-klanesh-ky-eshte-shqiptari-trafikant-i-niveleve-te-larta-qe-u-ekzekutua-me-plumb-ne-koke-ne-zonen-e-mafies-italiane-lidhja-me-ndrageten-dhe-deshmia-e-gruas-193279" }