"Luftë" në Detin Baltik, mijëra forca ushtarake nga 17 shtete të NATO-s zbarkojnë në rajon (Foto/Video)

Publikuar tek: bota, më 15:46 15-06-2015

NATO po zhvillon një super stërvitje ushtarake në Detin Baltik, një nga rajonet më të nxehta të tensionit me Rusinë. Stërvitja do të zhvillohet në Poloni, Suedi dhe Gjermani.

Aty ku pak muaj më parë janë kapur nga radarët e vendeve të Aleancës së Atlantikut avionë ushtarak rus, sot kanë zbarkuar me mijëra forca ushtarake nga 17 shtete aleate duke përfshirë edhe SHBA-të, Poloninë, Suedinë dhe Gjermaninë.

Në stërvitjen e përbashkët “BALTOPS 2015”, janë angazhuar 17 shtete, 6500 trupa ushtarake, 49 anije, 61 aeroplanë, 1 nëndetëse dhe shumë mjete të tjera amfibë, në një stërvitje të kombinuar det-ajër-tokë.

Ushtrime të tilla si BALTOP, janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për të sinjalizuar SHBA dhe NATO në zgjidhjen e situatës në rajonin Nordik-Baltik që është gjithnjë e më i tensionuar për shkak edhe të krizës në Ukrainë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038599967956543
array(1) { ["section"]=> string(104) "lufte-ne-detin-baltik-mijera-forca-ushtarake-nga-17-shtete-te-nato-s-zbarkojne-ne-rajon-foto-video-13653" }