‘Luftë’ në PS/ Xhafaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën, i kthen përgjigje të ‘koduar’: Përbuz me neveri...

Publikuar tek: barometri, më 09:03 28-10-2018 ‘Luftë’ në PS/ Xhafaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën, i kthen përgjigje të ‘koduar’: Përbuz me neveri...

Kryeministri Edi Rama sot nga Lushnja, ka lëshuar një mesazh të “koduar”, edhe pse të nënkuptuar, i cili mesa duket lidhet me arsyen e largimit të Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

 

“Diskutojmë ndonjëherë dhe kemi ndonjë shok që thotë unë jam njeri i lirë. Jo mo nuk je i lirë, je njeri i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu por s’ je njeri i lirë të dalësh atje dhe t’i guash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë të gjithë se s’ka kuptim. Në qoftë se do të dalësh t’i gjuash me gurë shtëpisë, ikë se s’je pjesë e shtëpisë”, tha Rama.

Mesa duket fjalët e kryeministrit ishin për Xhafajn, pra ishte ai “njeru i lirë që gjuante me gurë shtëpinë”.

Shumë u shprehën së ishte aksioni i Hasit, përgjimet e Vangjush Dakos, apo dhe arrestimi i drejtorit të Burgjeve që e “mori në qafë” ministrin e Brendshëm.

9 orë “ngujim” mjaftuan që Fatmir Xhafaj të bënte gati mesazhin e “koduar” si kundërpërgjigje ndaj “gurëve” të Ramës. 

Sipas Xhafajt, disa nuk mund të kuptojnë dot se në politikë ka njerëz që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, ka shkruar ish-ministri në reagimin e tij të fundit në Twitter.

Tashmë nuk dihet nëse Xhafaj do të heshtë, ashtu sikurse ka shkruar në reagimin e tij, apo “lufta” brenda Partisë Socialiste do të vazhdojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037262916564941
array(1) { ["section"]=> string(97) "lufte-ne-ps-xhafaj-dhembe-per-dhembe-me-ramen-i-kthen-pergjigje-te-koduar-perbuz-me-neveri-139354" }