Luftëtarët e ISIS përpiqen të shesin vajza për seks online, reagojnë rrjetet sociale

Publikuar tek: bota, më 09:50 31-05-2016 Luftëtarët e ISIS përpiqen të shesin vajza për seks online, reagojnë rrjetet sociale

Kjo vajzë është e re, ndoshta 18 vjeç, me një lëkurë të nxirë dhe një shami të zezë mbi fytyrën e saj. Në një foto në facebook, ajo përpiqet të buzëqeshë por nuk duket në fotografi, fillon reportazhi i Ëashington Post, për tregtinë e seksit nga ana e ushtarëve të ISIS.

Ka vetëm një fakt biografik për të: ajo është në shitje.

“Për të gjithë vëllezërit që po mendojnë të blejnë një skllave, kjo këtu është 8 mijë dollarë” fillon një postim I 20 majit në facebook, që I përket një luftëtari të ISIS, që e quan veten Abu Assad Almani. I njëjti personazh poston një foto të dytë pak orë më vonë, një vajzë me një fytyrë të re dhe sytë e kuq. “Një tjetër skllave, është gjithashtu 8 mijë dollarë”.

Fotot u hoqën Brenda pak orësh nga facebook, dhe është e paqartë se çka ndodhur me llogarinë në rrjetin social pë rata që shesin apo lidhen me gra që shiten nga luftëtarë të tjerë. Por këto postime jo normale nënvizojnë atë që ekspertët e kanë konsideruar si ekzistencën në rritje të qindra grave që mendohet se mbahen si skllave seksi në Shtetin Islamik. 

Ndërkohë që grupi terrorist është nën presion në Irak dhe Siri, këto vajza të mbajtura peng duket se po vuajnë, ndërkohë që shiten nga ushtarët, sipas ekspertëve të terrorizmit dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Disa site të mediave sociale që përdoren nga terroristët e Shtetit Islamuk gjatë muajve të fundit kanë përfshirë edhe account të shumtë në tregtinë e blerjes dhe shitjes së skllaveve të seksit, ndërkohë që bëjnë edhe marrëveshje për to. Guidat japin të dhëna të tilla sesa herë mund të kesh marrëdhënie me të burgosurat, apo sesa herë mund ti rrahësh ato.

Por deri në incidentin e 20 majit, nuk ka pasur asnjë të dhënë se terroristë të shtetit islamil postonin fotografi të vajzave të kapura që I ofronin për shitje. Fotot e dy vajzave të paindentifikuara u shfaqën fare pak përpara se të fshiheshin nga facebook, por imazhet arritën të kapeshin nga Middle East Media Research Institute, një grup jofitimprurës në Uashington që monitoron xhihadistët dhe llogaritë e tyre në median sociale.

Almani, ai që duket se ka llogarinë në facebook, mendohet të jetë një ushtar nga Gjermania për Shtetin Islamik në Siri, sipas të njëjtës qendër. Ai më parë ka postuar disa të dhëna të tjera nën këtë emër, duke përdorur një anglishte të dobët për të gjithë ata që nuk flasin gjuhën arabe.

Postimet e tij të mëparshme tregojnë se Almani është familjar me shtetin islamik rreth Raqqa. Ai shpesh përdor llogarinë e tij për të mbledhur donacione për grupin terrorist.

Duke nxjerrë fotot e vajzave, Almani u sugjeron miqve në Facebook për tu martuar dhe për të ardhur në territorin e shtetit islamik në Irak dhe Siri. Më pas ai përfshin komentues në një diskutim nëse çmimi prej 8 mijë dollarësh është i mirë. Disave nuk u pëlqen look i këtyre vajzave ndërsa të tjerë e kritikojnë për postimin e fotove të vajzave që nuk kanë vendosur jihab.

“Çfarë e bën atë që të përfitojë këtë çmim? Ka veçori të jashtëzakonshme” pyet një nga diskutantët për foton e dytë. “jo” I përgjigjet ai. “Kërkesë oferta e bën të ketë atë çmim”.

Liderët e shtetit islamik kanë përdorur historikisht mediat sociale me bazë në USA, Facebook dhe Tëitter për të thither rekrutë dhe të përhapin propagandën e tyre, por vitet e fundit kompanitë amerikane kanë bllokuar llogaritë e xhihadistëve.

Facebook në veçanti po shton elementet dhe grupet që ndjekin këto rrjete për të reaguar menjëherë ndaj llogarive të terroristëve që duan të përdorin faqet e tyre. Porn ë të njëjtën kohë, militantët gjithashtu janë bërë më të zgjuar, duke kaluar sa nga një platform e një media sociale, në një tjetër, duke hapur llogari të reja përpara se tjetra të mbyllet.

Facebook regjistron edhe ankesat e grupeve të të drejtave të njeriut që thonë se cënohet interesi public duke treguar të burgosurat e shtetit islamik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një përmbytje si një tsunami në Gjermani, filmuar nga kamera amatore (VIDEO)
Sulme ajrore në Siri, humbin jetën 23 persona »
Article Logic
Execution time: 0.012871980667114
array(1) { ["section"]=> string(89) "luftetaret-e-isis-perpiqen-te-shesin-vajza-per-seks-online-reagojne-rrjetet-sociale-41985" }