Luftimet në kufirin verior të Sirisë, ministri turk i Mbrojtjes: Kurdët nuk janë larguar, SHBA dhe Rusia na premtuan që do iknin

Publikuar tek: bota, më 23:19 07-11-2019 Luftimet në kufirin verior të Sirisë, ministri turk i Mbrojtjes: Kurdët nuk janë larguar, SHBA dhe Rusia na premtuan që do iknin

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar, shprehet se pavarësisht armëpushimit dhe premtimit amerikan se forcat kurde do të largoheshin nga Siria veriore, ata ende nuk janë larguar.

Duke folur në një intervistë me Becky Anderson në kanalin CNN International, Akar konfirmoi se Turqia respekton integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë dhe të gjithë fqinjve të tjerë.

"Rusia dhe SHBA na premtuan se YPG/PKK do të tërhiqeshin nga ky rajon. Pra, ata do të largoheshin edhe nga rajoni ku u zhvillua operacioni (Burimi i Paqes), edhe nga pjesa lindore dhe perëndimore e tij. Megjithatë, ende ka shumë shkelje të kryera nga terroristët e YPG-së dhe ne po luftojmë kundër këtyre", tha Akar.

"Në të njëjtën kohë, duke bashkëpunuar me Rusinë dhe SHBA-në, ne po kërkojmë largimin e tyre (YPG/PKK) nga ato rajone", shtoi shefi i mbrojtjes turke. Ankaraja ra dakord me Washingtonin më 17 tetor për të ndalur operacionin e saj që kurdët e YPG/PKK të tërhiqeshin nga “zona e sigurt”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074241161346436
array(1) { ["section"]=> string(132) "luftimet-ne-kufirin-verior-te-sirise-ministri-turk-i-mbrojtjes-kurdet-nuk-jane-larguar-shba-dhe-rusia-na-premtuan-qe-do-iknin-185101" }