“Luftojnë” për kreun e PD-së, Basha dhe Selami u takuan në kafe pastaj folën para qytetarëve

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:44 09-07-2017 “Luftojnë” për kreun e PD-së, Basha dhe Selami u takuan në kafe pastaj folën para qytetarëve

Ditën e djeshme dy kandidatët për të marrë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, (kryetar i ngrirë) dhe Eduart Selami, kanë qenë në qytetin e Korçës për të shpalosur programet e tyre për partinë, transmeton newsbomb.al.

Por përpara se të fillonin takimet me demokratët e Korçës, Basha dhe Selami janë takur në një bar, pranë ambientit ku do të zhvillohej takimi.

Newsbomb.al, ka arritur të sigurojë disa foto ekskluzive të takimit të dy demokratëve. Mësohet se takimi mes Bashës dhe Selamit ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu i pranishëm në këtë takim ka qenë dhe deputeti i sapo zgjedhur i Korçës Ervin Salianji, shkruan newsbomb.al.

Raportohet se ka qenë pikërisht Selami ai që ka pritur Bashën në hyrje të atij ambientit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022883892059326
array(1) { ["section"]=> string(95) "luftojne-per-kreun-e-pd-se-basha-dhe-selami-u-takuan-ne-kafe-pastaj-folen-para-qytetareve-85515" }