Lugansk News Today, foto e kamionëve me armë ruse për rebelët

Publikuar tek: bota, më 11:30 11-02-2015 Lugansk News Today, foto e kamionëve me armë ruse për rebelët Foto te postuara nga gazetat ne Ukraine te kamioneve ruse

Ndërkohë që priten sot bisedimet për paqen ndërmjet rebelëve prorusë dhe Ukrainës, mes Rusisë, Ukraninës, rebelëve dhe SHBA&BE, duket se trupat ruse nuk kanë të ndalur.

Siç raporton ditën e sotme Lugansk News Today, në fotot e shkrepura në mëngjes, duket se makina të mëdha ushtarake, që sipas kësaj media, janë të mbushura me armatime të rënda, janë duke u dërguar në zonat që po mbahen nën kontroll nga rebelet. Nuk dihet sesi do të dalin sot bisedimet për paqen. Ajo që është e sigurt dhe nga fotot është se Rusia vazhdon të armatosë rebelët pro-rusë, pavarësisht se diplomatikisht mohon të ketë ndonjë ndërhyrje në këtë konflikt. Lugansk është një nga zonat për të cilat debatohet dhe që kontrollohet nga rebelët. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013772010803223
array(1) { ["section"]=> string(65) "lugansk-news-today-foto-e-kamioneve-me-arme-ruse-per-rebelet-3038" }